Nga ‘‘Inteligjenca artificiale mund të ketë fitues dhe humbës”. Bill Gates vjen me një paralajmërim

‘‘Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë deri në dy dekada trazirash ekonomike dhe sociale, duke ndryshuar tregun e punës dhe mënyrën se si njerëzit jetojnë e punojnë”. Kështu paralajmëroi  Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates.

“Shqetësimi im i madh është kjo periudhë tranzicioni 20-vjeçare, ku do të ketë fitues dhe humbës dhe shumë përçarje”, u shpreh Bill Gates duke theksuar se ky afat është një vlerësim dhe jo një parashikim i prerë.

Sipas tij, përparimet në inteligjencën artificiale dhe robotikë mund t’u mundësojnë makinave të kryejnë një pjesë të madhe të punëve që sot bëhen nga njerëzit, nga ndërtimi i shtëpive dhe kultivimi i ushqimit deri te ndërhyrjet kirurgjikale.

Gates vlerëson se teknologjia mund të sjellë përfitime të mëdha në shëndetësi dhe bujqësi, duke ulur mungesat e mallrave dhe shërbimeve.

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të IA-së, duke kërkuar mbikëqyrje më të fortë nga qeveritë dhe masa mbrojtëse kundër sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve biologjike.

Ai theksoi se mënyra se si do të menaxhohet kjo teknologji do të jetë vendimtare për të ardhmen e shoqërisë.

Prosit Librin Online