Një rutinë e vogël biblike, një ndryshim i madh!

A e dini se: 30 minutat e para pas zgjimit janë vendimtare për energjinë, përqendrimin dhe gjendjen emocionale gjatë gjithë ditës. Sipas ekspertëve të shëndetit që studiojnë ritmin biologjik dhe funksionimin e trurit, mënyra se si një person e nis mëngjesin ndikon drejtpërdrejt në nivelin e stresit dhe humorit.

Gjatë kësaj kohe, truri kalon nga gjendja e pushimit në aktivitet të plotë. Në një kohë kur stresi, informacioni i tepërt dhe ritmi i shpejtë i jetës ndikojnë çdo ditë mendjen dhe emocionet e njeriut, Bibla sjell një thirrje të fuqishme: “Ripërtërini mendjen tuaj”. Ky mesazh gjendet në Bibël, tek Romakët 12:2.

Sipas mësimit biblik, ndryshimi i vërtetë nuk fillon nga jashtë, por nga mënyra se si njeriu mendon. Një këshillë e dobishme për fillimin e ditës është të shmanget përdorimi i menjëhershëm i telefonit, të kultivohen mendime pozitive dhe të fliten fjalë inkurajuese, pavarësisht se si ndihemi.

Nise ditën me një lutje ose një kohë meditimi. Mesazhi i Biblës mbetet aktual edhe sot: një mendje e ripërtërirë mund të sjellë një transformim të fuqishëm në jetën tënde.

Prosit Librin Online